apartamente dhe banesa ne tirane

apartamente dhe banesa ne tirane

Pasuri e paluajtshme

Të huajt nuk blejnë më

Blerjet e të huajve në tregun e pasurive të paluajtshme në vend kanë rënë ndjeshëm. Kriza botërore dhe rezistenca e çmimeve të pasurive të patundshme në Shqipëri duket se po frenon kërkesën. Agjentët: Nuk presim përmirësime këtë vit
[ad#ad-1]
Lajmet se në Shqipëri po mbërrinin të huajt për të blerë apartamente dhe toka nuk vijnë më nga agjencitë e pasurive të paluajtshme në vend. Interesi dhe shitjet kanë rënë ndjeshëm dhe ky vit nuk pritet të ketë ndonjë përmirësim.

Rënia e blerjeve nga të huajt është një fakt që konfirmohet nga të gjithë përfaqësuesit e agjencive imobiliare të pyetur nga “Monitor” dhe fakti është që edhe ky vit nuk pritet të sjellë ndonjë përmirësim real në kërkesën dhe interesin e tyre për prona të patundshme në Shqipëri.

Pse ra interesi
Shkaku kryesor që ka ndikuar në rënien e blerjeve nga të huajt është kriza globale financiare që nisi dhe e thellua pikërisht në ato shtete ku jetojnë edhe blerësit më potencialë të pasurive të patundshme.

Dukuria

Në një situatë të tillë, të huajt kanë zgjedhur të presin edhe në ato raste kur ata vërtet kanë interes real për investim. Por fakti që në Mal të Zi, Bullgari, Kroaci e Serbi çmimet kanë rënë shumë, i bën ato vende më me interes.

Ku ka interes

Kryesisht të huajt në Shqipëri kanë interes në blerje tokash, apartamente rezidenciale si dhe qendra tregtare.

“Kjo është një situatë vëzhguese për të gjithë investitorët, por gjithsesi vijon të ketë interes në zhvillim vilash dhe zona industriale. Është e vërtetë që ka rënie të blerjeve, por këto vihen re më shumë tek ata të huaj nga shtete që janë prekur më shumë nga kriza”, thotë Sipas tij, të huajt që po shfaqin për momentin interes në Shqipëri janë italianët dhe kryesisht si investitorë.

Viti 2010, jo rritje të kërkesës

Ky vit nuk pritet të ketë rritje të kërkesës për blerje pasurish të patundshme nga të huajt. Situata pritet të jetë e njëjtë me atë të 2009-s, ku edhe çmimet duket se do të vijojnë të rezistojnë.

Në vend ka një zhvillim edhe të komplekseve të vilave, kryesisht në zonën e Farkës dhe në këto ndërtime synohet pikërisht që blerësit të jenë të huaj apo edhe vendas me të ardhura relativisht të mëdha. Çmimet e vilave luhaten

Çfarë ndodhi dy vjet më parë

Njëherësh me rritjen e interesit nga të huajt, çmimet e pasurive të patundshme u rritën deri në 20%, sipas të dhënave nga agjentët imobiliarë, por ato u ndalën, që pas muajit shtator. Shkaku i stopimit të rritjes ishte “frika” që mbërtheu blerësit, si dhe bankat nga kriza ndërkombëtare financiare, që solli mungesë të ndjeshme të likuiditeteve në treg.

Por ajo që vënë në dukje ekspertët imobiliarë është fakti se gjatë vitit 2008 pati shumë interes, por pak finalizime konkrete. Interesi solli mjaft të huaj në Shqipëri, që panë realisht mundësitë e investimit, por tani që anëtarësimi është bërë real, investimet pritet të jenë të prekshme. Tani mbetej ende shumë për t’u ezauruar për sa i përket investimeve të huaja.

Ndonëse 2008-a ishte një periudhë kur mjaft investitorë të huaj dhe ekspertë ishin optimistë. Sipas tyre, interesi i të huajve ishte në rritje dhe tani që çmimet ishin në “stanjacion” dhe kishin një tendencë për rënie, ata realisht do të nisin të blejnë në Shqipëri.

“Vendi ynë është ende më i liri në Ballkan në çmimet e pasurive të patundshme dhe prandaj ka shumë interes nga të huajt”, shpjegonte Stela Dhami, menaxhere në përfaqësinë e “Colliers International” në Shqipëri. Sipas saj, po mbërrinin shumë investitorë që më parë kanë pasur vështirësi për t’i tërhequr. Kur shohin që një kompani tjetër po zgjerohet dhe po rritet këtu, edhe të tjerë nxitojnë që të hedhin kapitalet e tyre. Çdo gjë bëhet 100% e sigurt tashmë që vendi është anëtar i NATO-s.
Por shumë të huaj largohen kur ndeshen me mungesën e planeve rregulluese të territorit, mangësi që zhgënjen në fakt investitorët, që shohin te Shqipëria një vend me potenciale të mira zhvillimi. Thuajse në të gjitha zonat e vendit mungojnë planet e mirëfillta territoriale, që nga ato industriale e deri tek ato bregdetare.

Çmimet

Trojet

Tiranë-Durrës              150-200 euro/m²

Gjiri i Lalzit                  80-150 euro/ m²

Jug                                          100-200 euro/m²

Ap. Rezidenciale (vila)             2500-3500 begin_of_the_skype_highlighting              2500-3500      end_of_the_skype_highlighting euro/m²

Presioni për uljen e çmimeve

Në tregun e brendshëm të pasurive të paluajtshme çmimet vazhdojnë të rezistojnë edhe pse kërkesa ka rënë ndjeshëm

Parashikimi

Agjencitë

Sipas përllogaritjeve tona ka rreth 10,000 apartamente të pashitura vetëm në Tiranë dhe rreth 2,000 të tjerë në Durrës. Gjatë këtij viti, me siguri që do të ketë ulje të çmimeve, sepse situata do të vështirësohet edhe më shumë për ndërtuesit

Ndërtuesit

“Euro është shtrenjtuar, por kjo është monedha që ne bëjmë transaksionet dhe nuk ndërhyjmë për të amortizuar shtrenjtimin e saj. Luhatjet e kursit na lënë indiferentë në këtë drejtim”, thotë Kika.

  • Blogroll

    • Iron deficiency anemia
    • Shitje Aprtamentesh ne tirane
  • Pasuri- e paluajtshme Bregdet, tregu i apartamenteve drejt rënies
  • Apartamente me qera ne Tirane
  • Tiranë, pranë Misto Mames, shiten apartamente dhe dyqane
  • apartament ne tirane – shitje – blerje qera
  • Llogaritja e kredisë
  • Apartament 1+1, Kati 8, Sip 63.3 m²
  • Invest in albania law
  • Pasuri e paluajtshme
  • Hydro power plants albania
  • Banesa Albania shqiperi Kosova invest
© 2012 Shitje Apartamentesh – Banesa ne tirane – makina me qera
Data Recovery Softwaredata recovery softwareforex tradingforexbest forex broker