apartamente dhe banesa ne tirane

apartamente dhe banesa ne tirane

Apartamente me qera ne Tirane

Real-estate [ad#ad-1]
apartamente me qera ne tirane
Rritja e numrit të ndërtimeve jo vetëm që ka shtuar ofertën për shitje apartamentesh dhe ambientesh tregtare, por edhe për qira. Të dhënat nga agjencitë imobilare dhe vrojtimet e kryera në terren konfirmojnë numrin e lartë të hapësirave që janë të disponueshme për shtëpi, ambiente tregtare apo zyra.
Shtimi i ofertës duket se tashmë po ul edhe çmimet. Të dhënat nga agjentët e real-estate konfirmojnë se këto muaj është vënë re një ulje deri në 10% e çmimeve të qirave të apartamenteve, kjo pas rënies në treg të kërkesave nga ana e studentëve.
Sot një apartament me qira në kryeqytet luhatet nga 20,000-30,000 lekë në muaj, kjo në varësi të cilësisë së shtëpisë, por edhe të vendndodhjes.
“Edhe për muajt në vazhdim nuk pritet që të ketë një rritje të qirave, pasi oferta është mjaft e lartë”, shpjegon drejtuesi i

Qira më të ulëta për dyqanet dhe zyrat
Sipas të dhënave nga tregu, çmimet e qirave të zyrave kanë një rënie deri në 10% për zonën e qendrës dhe deri në 30% për të gjitha zyrat dhe dyqanet që ndodhen në Periferi të Tiranës.
Çmimet e dyqaneve variojnë nga 10-20 euro/m2, ndërkohë që një vit më parë ato shkonin deri në 35 euro/m2. Ndërsa qiratë e zyrave luhaten nga 4-20 euro/m2.
Agjentët imobiliarë konfirmojnë se përgjatë 2-3 viteve të fundit ka pasur një nivel të qëndrueshëm të çmimeve të qirave, por rritja e ndjeshme e ofertës ka vënë në presion poseduesit e dyqaneve dhe zyrave për t’i ulur ato, sidomos për ato në periferi.
Por nëse flitet për ambiente tregtare në zonat e shtrenjta të Tiranës, si Blloku, Stadiumi “Qemal Stafa” apo pranë Radio Televizionit Shqiptar kërkesa është gjithnjë e lartë dhe çmimet gjithashtu janë më të kripurat.
“Qendra padyshim që është një potencial i madh edhe për qiratë, sepse pagesat aty janë dhe do të vazhdojnë të jenë të larta”,
Në fakt, aktualisht situata në treg flet për një mbingopje të tregut për ambiente tregtare. Në çdo ndërtim të ri kati parë i destinohet gjithmonë ambienteve tregtare, dhe në shumë raste, varësi të pozicionit, edhe kati i dytë ofrohet për këtë lloj shërbimi. Nga ana tjetër, kush ka një banesë në një pallat të vjetër në kat të parë ka investuar paratë e tij duke e braktisur si ambient banimi dhe duke e kthyer në një mjedis tregtar. Arsyeja është mjaft e thjeshtë: një ambient tregtar mund të shitet ose jepet me qira shumë herë më shtrenjtë se një ambient banimi.
Të dhënat nga tregu imobilar vendas flasin për një përqendrim të kërkesës për ambiente zyrash pikërisht në qendra dhe në struktura të organizuara, kjo pasi shërbimi dhe përfitimi janë më të mëdha.
Në fakt, këtë interes e tregon edhe çmimi më i lartë i një ambienti në një qendër biznesi se në një apartament banimi. Sipas të dhënave nga tregu imobilar, çmimi i qirasë në godinat e posaçme për biznes luhaten deri në 20 euro/m2 në muaj. Kjo do të thotë se për një ambient rreth 100 m2, me hapësirë jo të madhe për një zyrë, duhet të paguash deri në 2000 euro/muaj qira ambienti.
Sigurisht, që në një qendër biznesi në çmim përfshihen edhe shërbime që ofrohen nga administrata e saj, si ashensor, pastrim, energji elektrike 24 orë, kushte që nëse do të jesh në një bllok banimi duhet t’i përballosh dhe menaxhosh tërësisht vetë.
Nga ana tjetër, vetë bizneset thonë se tashmë është bërë më komode të menaxhosh sipërmarrjen nga një qendër e mirëfilltë biznesi, e cila ofron edhe kushte më të mira për klientët apo dhe për vetë punonjësit. Gjithsesi, zyrat në qendrat e biznesit ende i përkasin bizneseve të mëdha apo që kanë të ardhura të konsoliduara, ndërkohë që të vegjlit duhet ende t’i drejtohen kateve të para të apartamenteve.

[ad#ad-1]
  • Blogroll

    • Iron deficiency anemia
    • Shitje Aprtamentesh ne tirane
  • Pasuri- e paluajtshme Bregdet, tregu i apartamenteve drejt rënies
  • Apartamente me qera ne Tirane
  • Tiranë, pranë Misto Mames, shiten apartamente dhe dyqane
  • apartament ne tirane – shitje – blerje qera
  • Llogaritja e kredisë
  • Apartament 1+1, Kati 8, Sip 63.3 m²
  • Invest in albania law
  • Pasuri e paluajtshme
  • Hydro power plants albania
  • Banesa Albania shqiperi Kosova invest
© 2012 Shitje Apartamentesh – Banesa ne tirane – makina me qera
Visitor Trackingdata recoveryforex tradingbest forex broker