Por oferta e lartë dhe kërkesa e dobët nuk po çojnë në një ulje të çmimeve
Kur pritet që së shpejti në bregdetin e Durrësit të hapet sezoni turistik, në plazhin e këtij qyteti interesi nga turistët duket i pakët. Agjentët imobiliarë në këtë qytet kanë konfirmuar se shitblerjet e apartamenteve në zonën e Plazhit, të mbipopulluar me pallate banimi, janë tërësisht në “përgjumje”.
ndonëse oferta është shumë e madhe, kërkesa është e ulët.
“Në tregun e apartamenteve në plazh, rol negativ luajnë emigrantët, të cilët gjithnjë e më shumë nuk po blejnë më në vend. Nëse më parë, emigrantët blinin një shtëpi për plazh, qoftë për periudhën e pushimeve apo për të afërmit e tyre, prej më se 2-3 vitesh, pesha e tyre ka rënë ndjeshëm”
Agjentët imobiliarë konfirmojnë se prej më shumë se një viti tregu imobiliar në Durrës, por sidomos në zonën e Plazhit, është në një apati totale. Shitjet kanë qenë shumë të pakta, megjithëse numri i apartamenteve që dalin në shitje sa vjen e rritet.
“Duhet thënë se edhe nga shtetas kosovarë ka pasur interes, por shumë pak prej tyre arrijnë që të finalizojnë një blerje apartamenti”, thotë drejtuesja e agjencisë “Dea”.
Faktor negativ duket se ka edhe situata politike në vend, e cila ndikon në rrudhjen e investimeve edhe në këtë sektor. Sipas agjentëve, është më se normale që në periudha të paqarta politike edhe individët e bizneset të jenë të paqartë për investimet që do të ndërmarrin në të ardhmen.
Ajo që mund të rigjallërojë disi tregun imobiliar në zonën e Plazhit është amnistia që tashmë është miratuar nga qeveria, e cila parashikon edhe reduktimin e taksës mbi pronën (në momentin e shitjes) në 1%.
“Ky reduktim thuajse me dhjetë herë pritet që të japë ndikim pozitiv në këtë treg, duke shpresuar ndoshta për gjallërim të tij”, thotë znj. Isaku.
Çmimet, nuk ka asnjë ndryshim
Por ndonëse kërkesa për të blerë apartamente ka rënë, kjo nuk është reflektuar në rënie të çmimeve. Sipas të dhënave nga tregu, çmimet e apartamenteve nuk janë rritur dhe nuk pritet që kjo të ndodhë edhe në muajt në vazhdim.
Çmimi minimal për një apartament në Plazhin e Durrësit është 400 euro/m² dhe ky vlen për pallatet në brezin e tretë apo të katërt të rrugës. Çmimi maksimal arrin në 900 euro/m² me të cilin shiten kryesisht çmimet në brezin e parë, fare pranë bregdetit.
“Çmimet janë në ato nivele që kanë qenë dhe nuk presim që edhe gjatë sezonit veror të ketë një ndryshim të tyre. Oferta e madhe për apartamente në zonën e Plazhit të Durrësit duket se gjithsesi nuk po ushtron ende presion te ndërtuesit për të ulur çmimet”, thotë Isaku.
Por sipas tij, efekt i tërthortë në rritjen e çmimeve është edhe zhvlerësimi i lekut, që detyrimisht rrit çmimin që duhet të paguajnë klientët kur blejnë një apartament, i cili shitet në euro.
Zona e Plazhit
450-700 euro/m² është çmimi i apartamenteve në vijën e dytë, tretë etj.
900-1000 euro/m² është çmimi i apartamenteve në vijën e parë
Vlorë, pak shitje
Një treg mjaft apatik duket edhe ai i shit-blerjeve të apartamenteve në qytetin e dytë bregdetar më të madh në vend, Vlorë. Agjenti imobilar, Nesim Hodaj, thotë për “Monitor” se çmimet e apartamenteve janë të njëjta me ato të 5 viteve të fundit, duke mos reflektuar asnjë lloj luhatjeje.
“Çmimet nuk kanë lëvizur dhe vazhdojnë të qëndrojnë në nivelin e 450-1000 euro/m2, kjo në varësi të cilësisë dhe vendndodhjes së tyre”, thotë Hodaj.
Sipas tij, interesi është i ulët kjo si pasojë e rënies së të ardhurave për shumicën e konsumatorëve shqiptarë. Struktura e blerësve tashmë dominohet nga imigrantët (nga pjesa e brendshme e vendit dhe kryesisht nga qytete si Tepelena, Berati, Fieri e deri nga Korça), e më pas vijojnë ata që duan një zgjerim sipërfaqeje banimi dhe shumë më pak nga emigrantët.
Agjentët imobiliarë në këtë qytet thonë se, në vitet 2006-2007, tregu i banesave në qytetin e Vlorës pati disa ndryshime të konsiderueshme. Në shumë ndërtime u vërejt përmirësim i cilësisë së punimeve jo vetëm nga pikëpamja arkitekturore, por edhe në anën funksionale të tyre me përmirësimin e cilësisë së shërbimit të përbashkët me ashensorë cilësorë, etj.
Ndërkohë, shumë i ulët duket interesi në Sarandë, me një vijë të lakmueshme bregdetare. Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare në vend, çmimi i apartamenteve luhatet nga 400-800 euro/m2, kjo në varësi të zonës në të cilën ndodhen objektet. Në krahasim me 2 vjet më parë çmimet rezultojnë 10-20 për qind më të ulëta, ku çmimet minimale ishin 500-550 euro/m2. Në fakt, qyteti më skajor i jugut të vendit është sot në fluksin më të madh të ndërtimeve, ku pothuajse të gjitha kodrat e qytetit janë të mbuluara nga ndërtesat shumëkatëshe të shërbimeve dhe banimit. Sipas të dhënave nga agjentët imobiliarë, ata që kanë blerë më shumë objekte banimi në këtë qytet janë emigrantët, pesha e të cilëve ka rënë ndjeshëm, Por edhe vendasit, që pak vite më parë kërkonin në këtë qytet një apartament për sezonin veror, duket se e kanë ulur interesin për qytetin bregdetar, kjo si pasojë edhe e fluksit të madh të ndërtimeve. Blerësit e huaj këtu janë edhe më të paktë në numër, kjo për shkak të infrastrukturës ende të keqe që lidh Sarandën me pjesën tjetër të vendit dhe me Tiranën.
Sipas agjentëve imobilarë, në 5 vitet e fundit, në bashkinë e Sarandës, janë dhënë mbi 100 leje ndërtimi. “Fenomeni i mos shitjes së apartamenteve të reja, ka ndodhur se ka mbingopje të tregut pasi firmat e ndërtimit kanë rendur pas fitimit. Është punuar me idenë se do të kishte fitime afatshkurtra, pa bërë plan biznesi dhe analizën e tregut, kështu oferta është më e madhe se kërkesa në Sarandë ndërkohë që edhe fuqia blerëse ka rënë”, thonë agjentët.
Lezha, 500 euro/m2 për një apartament
Në listën e qyteteve të vendit, Lezha, renditet në nivele të kënaqshme përsa i përket çmimeve të apartamenteve. Të dhënat nga agjentët imobilarë si dhe nga vrojtimet direkte në terren konfirmojnë se ndërtimet e reja në qytetin bregdetar janë të shumta, ndërkohë që ende shumë kompani vazhdojnë të ngrenë godina shumëkatëshe.
Çmimet e apartamenteve të reja variojnë nga 400-500 euro/m2 dhe tendenca është për mosrritje të mëtejshme të tyre gjatë muajve në vazhdim.
“Ndërtimet janë të shumta dhe numri i apartamenteve të reja që ofrohen gjithashtu. Rreth 90% e tyre janë të shitura dhe nuk mund të flitet për ndonjë stok të këtij sektori në Lezhë”, -thotë një agjent imobilar në këtë qytet.
Duke qenë një qytet bregdetar, Lezha, kishte një nivel të lartë të kërkesës për apartamente dhe kjo ka nxitur mjaft ndërtues që të ngrenë godina. Mjaft ndërtues janë shtyrë edhe nga përfundimi i rrugës Durrës-Kukës, e cila mendohej se do të sillte një numër të konsiderueshëm blerësish nga Kosova. Në fakt, agjentët konfirmojnë se më shumti blejnë vendasit dhe më të paktë janë individët që kanë blerë për qëllime turizmi. Vendasit, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit nuk kanë hezituar që të derdhin kursimet e tyre në blerjen e një apartamenti, pasi mund të shfrytëzojnë për pushime gjatë periudhës së verës.
Në qytet numërohen rreth 600 biznese private prandaj ka aktivitet të lartë tregtar, faktor që ka nxitur edhe ritmin e lartë të ndërtimeve.
Ashtu si edhe qytetet e tjera bregdetare në vend, Lezha, po vuan masakrën urbane që ka ardhur si pasojë e studimeve të pjesshme pjesore. Kjo situatë detyroi Bashkinë e qytetit që një vit më parë të bllokonte dhënien e lejeve të ndërtimit.
TË VEÇANTA
40-200 euro/m2 është çmimi i trojeve në bregdet.
450-900 euro/m2 është çmimi i apartamenteve në Durrës.
800-1200 euro/m2 është çmimi i apartamenteve në fshatrat turistike të Durrësit.
650-1000 euro/m2 është çmimi i apartamenteve në bregdetin e Vlorës.
550-800 euro/m2 është çmimi i apartamenteve në bregdetin e Sarandës.
Vlora
Çmimet e apartamenteve në qytetin e Vlorës janë në të njëjtin nivel, krahasuar me 2 vjet më parë,. Sot çmimi minimal i metrit katror për një apartament është 450 euro, ndërkohë që maksimali shkon në 800-1000 euro/m2.
Saranda
Çmimi i apartamenteve lëviz nga 400-800 euro/m2, kjo në varësi të zonës në të cilën ndodhet objekti. Në krahasim me 2 vjet më parë, sipas të dhënave nga agjencitë por edhe të “Monitor” mbi tregun e dy viteve më parë, çmimet rezultojnë 10-20 për qind më të ulëta, ku çmimet minimale ishin 500-550 euro.
Bregdet, tregu i apartamenteve drejt rënies
Por oferta e lartë dhe kërkesa e dobët nuk po çojnë në një ulje të çmimeve
Nga Laura Çela
Kur pritet që së shpejti në bregdetin e Durrësit të hapet sezoni turistik, në plazhin e këtij qyteti interesi nga turistët duket i pakët. Agjentët imobiliarë në këtë qytet kanë konfirmuar se shitblerjet e apartamenteve në zonën e Plazhit, të mbipopulluar me pallate banimi, janë tërësisht në “përgjumje”.
Arjana Isaku, e cila drejton agjencinë e real-estate “Dea”, thotë se, ndonëse oferta është shumë e madhe, kërkesa është e ulët.
“Në tregun e apartamenteve në plazh, rol negativ luajnë emigrantët, të cilët gjithnjë e më shumë nuk po blejnë më në vend. Nëse më parë, emigrantët blinin një shtëpi për plazh, qoftë për periudhën e pushimeve apo për të afërmit e tyre, prej më se 2-3 vitesh, pesha e tyre ka rënë ndjeshëm”, thotë Isaku.

Pasuri- e paluajtshme